Autoritetet në Mariupol kanë thënë se rreth 300 njerëz u vranë nga sulmet me bombë gjatë javës së kaluar.
Sulmi në teatrin e Mariupolit konsiderohet si më vdekjeprurësi që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë para një muaji, trasnmeton portal arbresh.info
Shifra, bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve, erdhi pasi ekipi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Ukrainë tha se kishte raporte për varre masive në qytetin jugor.
Numri i të vdekurve në Mariupol u zbulua ndërsa Kremlini la të kuptohet të premten se mund të zvogëlojë ambiciet e tij të luftës, duke thënë “faza e parë” e luftës ka përfunduar.
Civilët e bllokuar në Mariupol, që dikur ishte shtëpi e 400 mijë njerëzve, janë strehuar nëpër bodrume me shumë pak ushqim dhe ujë.
Rreth 1,300 njerëz besohet se kanë qenë në ndërtesë kur ajo u godit dhe 150 të mbijetuar dolën nga rrënojat pas sulmit.
Qeveria ukrainase më parë tha se ishte e pamundur të thuhej se sa njerëz u vranë sepse Mariupol ishte në kaos dhe nën bombardime pothuajse të vazhdueshme nga forcat ruse.
Mbrojtja ukrainase u forcua të enjten nga shkatërrimi i anijes zbarkuese Orsk të ankoruar në Berdyansk në Detin Azov duke përdorur raketa balistike ukrainase. Dy anije të tjera u bënë jofunksionale.
Orsk, i cili përmbante armë dhe furnizime për forcat që luftonin në Mariupol, ishte në gjendje të mbante 20 tanke, 45 automjete të blinduara dhe 400 trupa./guardian/arbresh.info/
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...