Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny është në gjendje shpirtërore të mirë dhe po punon shumë për të kundërshtuar propagandën e luftës së Kremlinit, tha shefi i tij i shtabit për BBC.
Leonid Volkov thotë se ai mori një shënim nga Navalny sot dhe avokatët e tij e vizitojnë atë pothuajse çdo ditë, transmeton portal arbresh.info
“Ai nuk është i dëshpëruar, gjendja e tij morale është shumë e mirë dhe ai është shumë i përfshirë në mënyrë aktive në punën që po bën Fondacioni Kundër Korrupsionit për të arritur më shumë rusë me kundërpropagandë”, tha Volkov.
Navalny – dënimi i të cilit u zgjat së fundi me nëntë vjet – po punonte për të “rritur koston e kësaj lufte për Vladimir Putin”, shtoi Volkov.
Lideri i opozitës u ka bërë thirrje rusëve që të protestojnë kundër luftës në Ukrainë.
Rusia ka arrestuar mijëra protestues./bbc/arbresh.info/
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë me abetaren e p...
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...