Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë mikroplastikë në gjakun e njeriut, duke paralajmëruar se grimcat e kudogjendura mund të kenë hyrë edhe në organe.
Një studim holandez i botuar në revistën Environment International ka ekzaminuar mostrat e gjakut ga 22 vullnetarë anonimë dhe të shëndetshëm dhe gjeti mikroplastikë në gati 80 për qind të tyre, transmeton portal arbresh.info
Gjysma e mostrave të gjakut treguan gjurmë të plastikës PET, e përdorur gjerësisht për prodhimin e shisheve të pijeve, ndërsa më shumë se një e treta kishte polistiren, që përdoret për kontejnerë ushqimesh të disponueshme dhe shumë produkte të tjera.
“Kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të zbulojmë dhe përcaktojmë sasinë e mikroplastikës në gjakun e njeriut”, tha Dick Vethaak, autor i studimit.
“Kjo është provë se në trupin tonë ka plastikë dhe këtë ne nuk duhet ta kemi”, tha ai për AFP, duke bërë thirrje për kërkime të mëtejshme për të hetuar se si mund të ndikojë në shëndet.
Pjesët e vogla të plastikës kryesisht të padukshme janë gjetur tashmë pothuajse kudo tjetër në Tokë, nga oqeanet më të thella deri te malet më të larta, si dhe në ajër, tokë dhe zinxhirin ushqimor.
Studimi tha se mikroplastika mund të hyjë në trup nga shumë rrugë, përmes ajrit, ujit, ushqimit, produkteve tjera si pasta e dhëmbëve, buzëkuqet apo edhe ngjyra e tatuazhit.
“Është shkencërisht e besueshme që grimcat plastike mund të transportohen në organe nëpërmjet qarkullimit të gjakut”, shtoi studimi.
Studimi u financua nga Organizata Hollandeze për Kërkimin dhe Zhvillimin e Shëndetit, si dhe Common Seas, një grup me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që synon reduktimin e ndotjes plastike./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...