Google ADS

Juventusit i duhen 30 milionë euro për të transferuar Manuel Akanjin

22:46 | 25 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Juventus mbetet në garë për mbrojtësin e Borussia Dortmund, Manuel Akanji i cili pritet të largohet nga skuadra gjermane në verë.

Mbrojtësi zviceran ka qenë një objektiv afatgjatë i Bianconerëve dhe kontrata e tij me skuadrën gjermane skadon në vitin 2023, që do të thotë se ai duhet të nënshkruajë një të re.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, mbrojtësi nuk duket se do të vazhdojë bashkëpunimin me Dortmundin dhe kjo do t’i detyrojë ata ta shesin para se të largohet si lojtar i lirë.

Disa klube elitare evropiane do të jenë në garë për zviceranin, me Juventusin që ka shprehur intersim për të theksuar. E për shkak të interesimit për të, kjo gjë e bën skuadrën gjermane t’i vendosë atij një çmim më të lartë.

“TuttoMercato” pretendon se ata po kërkojnë 30 milionë euro për të lënë të lirë 26-vjeçarin, edhe pse ai ka më shumë se një vit të mbetura në kontratën e tij me Dortmundin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme