Macron do të diskutojë me Putinin “operacionin e jashtëzakonshëm humanitar” për Mariupolin

22:25 | 25 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të flasë me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar termat dhe kushtet e një “operacioni të jashtëzakonshëm humanitar” për evakuimin e civilëve në Mariupol, njoftoi ai në një konferencë për shtyp të premten, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.

“Kemi pasur diskutime shumë konkrete sot me kryebashkiakun e Mariupolit dhe autoritetet përkatëse ukrainase,” u tha Macron gazetarëve në Bruksel pas një samiti të BE-së. Më pas do të negociojmë me palën ruse.

Operacioni do të kryhet me Turqinë dhe Greqinë për të evakuuar civilët që duan të largohen nga qyteti i rrethuar, sipas Macron.

Gjatë thirrjes Macron-Putin, Franca do t’i kërkojë Rusisë të heqë rrethimin e Mariupolit, në mënyrë që civilët që dëshirojnë të largohen të mund të evakuohen dhe ndihma humanitare të mund të hyjë për ata që zgjodhën të qëndrojnë, saktësoi Pallati Élysée pas konferencës për shtyp./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme