Mësimdhënësit janë të gatshëm për grevë të përgjithshme nga 11 prilli nëse Qeveria vazhdon të mos përfill kërkesat për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte, shkruan Alsat.
Agim Rijani, mësues nga Kërçova tha për Alsat se do të mbështesë çdo vendim të SASHK-ut pavarësisht se ai është pjesë e Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë. Sipas Rijanit, për herë të parë do të ndodhë që rroga e mësimdhënësit të jetë më e ulët se rroga mesatare në vend që tashmë llogaritet 29 mijë denarë.
“Qeveria në njëfarë mënyre i ka shkel të gjitha marrëveshjet që kanë qenë, që quhen kolektive. Tani këto arsyetohen me krizën por ky shtet krizën e ka tashmë 30 vite dhe ne presim por nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Sa i takon humbjes së fëmijëve, besoni se me të vërtetë do të humbin një ditë ose dy por ajo kompensohet në qoftë se në një farë mënyre ministria gjen një lloj zgjidhje të kësaj. Rroga mesatare ka mbërri diku 29 mijë ndërsa ne jemi akoma 24-25 mijë denarë, kjo nuk është në rregull. Hera e para në këtë shtet që rroga e arsimtarit është më e ulët se sa rroga mesatare në nivel republikan”, tha Agim Rijani, mësues.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se kërkon kohë nga sindikatat për zgjidhjen e problemit me qëllim që epilogu përfundimtar të jetë i kënaqshëm për të gjitha palët.
SASHK-u kërkon që rritja e pagave në arsim dhe kopshte të reflektohet në rrogën e marsit të paktën për 18,5%, pa humbur asnjë muaj më shumë. Sipas SASHK-ut, nëse në çerdhe, rroga ka qenë rreth 25 mijë denarë rroga reale e marsit do të ishte rreth 30 mijë. Kjo do të vlente edhe për arsimin fillor dhe atë të mesëm./Alsat.mk/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele