KFOR-i i kënaqur me arritjet e FSK-së

15:32 | 25 Mars 2022
S D

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Mehaj tha se gjatë takimit, Kajari është shprehur i kënaqur me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit mes KFOR-it e FSK-së.

“Ndër të tjera, të dy shprehëm gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

I pari i Mbrojtjes tha se me Kajarin u pajtuan për koordinim të ndërsjellë për çështjet e interesit të përbashkët.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári.
Me këtë rast, gjeneral Kajárit i ritheksova mirënjohjen për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale.
Me këtë rast, gjeneral Kajári shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.
Ndër të tjera, të dy shprehëm gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë.
Në fund, gjithashtu u pajtuam për vazhdimin e kontakteve si çdoherë, si dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të roleve dhe përgjegjësive tona institucionale, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme