Google ADS

Policia gjen hajnin që vjedhi dy telefona dhe një llaptop

15:11 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.03.2022, rreth orës 23:00, ka pranuar informacion nga viktima se në rrugën “Ekrem Berisha”, në Pejë, një person i dyshuar i kishte vjedhur nga shtëpia: dy (2) telefona dhe një (1) llaptop.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, sot me datë 25.03.2022, përmes rrugëve operative është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

F. K. lindur me 1994

Nga i dyshuari janë marrë dy (2) telefona dhe një (1) llap top, të njëjtat iu kanë kthyer viktimës.

Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme