Gjykata i dha “vulën” e PD-së, reagon Berisha

15:03 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi gjykata njohu sot Kuvendin e 11 Dhjetorit. Në një prononcim të shkurtër për mediat para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha iu drejtua me një mesazh demokratëve, për bashkim.

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi për demokratët është një dhe vetëm një; bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë“, tha Berisha.

Ndërkaq, në një deklaratë më herët anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se në mbledhjen e sotme do të merren vendime të rëndësishme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme