Ndërpritet lidhja e fundit tokësore mes Rusisë dhe BE

12:56 | 25 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Vendet Perëndimore vijojnë ditë pas ditë të shtojnë sanksionet dhe të izolojnë më tej Rusisë për shkak të sulmit të paprovokuar që ajo nisi në Ukrainë.

Së fundmi, operatori hekurudhor në Finlandë vendosi të pezullojë nga e hëna linjën e trenit që lidh Helsinkin dhe Shën Peterburgun, duke mbyllur në këtë mënyrë një nga linjat e fundit të transportit mes Rusisë dhe BE.

Kompania shtetëror shpjegon se gjatë këtyre javëve, personat që donin të largoheshin nga Rusia, kishin të gjithë kohën e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.

Shërbimi hekurudhor do të qëndrojë i pezulluar për një kohë të pacaktuar, ndërkohë që vijon ende qarkullimi i makinave në kufirin mes dy vendeve./A2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme