Legjenda e Liverpoolit, Michael Owen pret që Mohamed Salah të nënshkruajë një kontratë të re këtë verë, pasi sipas tij një largim nga Anfield do ta qonte drejt dështimit.
Sulmuesit egjiptian i skadon kontrata në verën e vitit 2023, gjë që rrit mundësinë që ai të largohet si lojtar i lirë pas një viti.
Kjo është arsyeja pse Liverpooli do të shpresojë që ai të rinovojë këtë verë, ose mund t’i duhet ta shesin atë në fazat e fundit të afatit kalimtar të verës.
Ish-sulmuesi i Reds, Oëen ka folur për situatën e Salah dhe ka paralajmëruar yllin e ekipit për një zgjidhje të mundshme të tij.
“Do të isha shumë i befasuar nëse Mo Salah nuk do të nënshkruante me Liverpoolin. Cilat janë opsionet për momentin?”, ka thënë fillimisht Owen për BBC Sport.
“Ju do të shkoni vetëm anash drejt Manchester Cityt ose më poshtë diku tjetër sepse nuk ka asnjë tjetër aq të mirë sa këto dy skuadra në botë për momentin”.
“T’i japim kohë të gjithëve sepse këto gjëra nuk ndodhin brenda natës”.
“Ju po flisni për një nga klubet më të mëdha në botë dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në botë dhe ai lojtar është gati të nënshkruajë kontratën më të madhe të jetës së tij”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...