Policia e Kosovës ndalon një shtetase të Serbisë, hyri ilegalisht në Kosovë

09:40 | 25 Mars 2022
S D

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një femër rome shtetase të Serbisë, e cila kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 22:20.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore në të cilën veturë si pasagjere është hasur e dyshuara femër rome shtetase e Serbisë e cila ka deklaruar se nga territori i Serbisë ilegalisht kishte hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, në njoftim thuhet se në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar rastin e dyshuara do të dërgohet me procedurë të shpejtë në gjykatën për kundërvajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme