Oda e Mjekëve angazhohet për trajnimin e stafit të spitaleve

07:53 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Sot, mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit mes Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Drejtori Gjeneral i agjencisë LuxDev z. Gaston Schwartz, Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit Dr.Afrim Avdaj dhe Gjilanit Dr.Arsim Emini.

Kjo Marrëveshje ka të bëjë me zbatimin e aktiviteteve e programit për trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit të spitalelve përkatëse për t’i mundësuar stafit të tyre që të ofrojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore, ku përfshihet edhe profilizimi i tyre.

Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet sot, me datë 25 mars 2022, në orën 09:00, në zyret e OMK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme