Gjykata italiane ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg shqiptaren e njohgur si ‘Zonja e drogës”, e cila u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi u kap me 450 kilogram drogë.
Jona Mullaraj e cila shpesh ishte parë në shoqërinë e politikanit të njohur italian Mateo Salvini si dhe kishtë bërë fushatë për partinë e tij “Lega Nord” u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar nga autoritete italiane, pasi u kap duke transportuar 450 kilogram lëdnë narkotike të llojit hashash dhe marijuanë.
Droga u gjet në një garazhin e Cesano Maderno në via de Medici, ku ishte marrë me qira dhe kontrata ishte nënshkruar nga një grua tjetër, shkruajnë mediat italiane. Pronari i magazinës ku mbahej lënda narkotike, u shpreh në atë kohë se Jona Mullaraj vinte shpesh për të marrë çelësat.
Gjykata ka dënuar gjithashtu Bruno La Marca me 3 vjet e 10 muaj, Alessandro Barbieri me 3 vjet e katër muaj si dhe Rosario Abbene me një vit e gjysmë, që ishin pjesë e bandës së Mullarajt. Ndërkohë pas dhënies së dënimit avokati i Mullarajt ka deklaruar se do të ankimojë vendimin./lapsi/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...