Google ADS

Suspendimi i gjyqtares serbe, Bërnabiq: Marrëveshja e Brukselit ka vdekur

23:39 | 24 Mars 2022
L G

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas suspendimit të Kryetares së Gjykates Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq.

Bërnabiq po pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po cenon paqen dhe stabilitetin në baza ditore,shkruan arbresh.info.

Ajo suspendimin e kryetares serbe të gjykatës po e cilëson se Marrëveshja e Brukselit ka vdekur.

“Vazhdon dhuna brutale ndaj serbëve në Kosovë. Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

LEXO EDHE

Çeku i reagon Vulinit: Nuk e ka guximin të ndërhyjë me ushtri dhe se ka fuqinë për këtë – Arbresh.info

Të ngjashme