Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka komentuar sot edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Javët e fundit tema më e nxehtë në vendin tonë padyshim se ka qenë kjo e zgjedhjeve në FFK, pasi shumë persona që e njohin ligjin – po konsiderojnë që është shkelur statuti i FFK’së dhe zgjedhjet janë të jashtëligjshme.
Konstatohet se është shkelur neni 39 i statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës, megjithatë nga FFK thonë se gjithçka është e rregulltë e zgjedhjet do të mbahen me 6 prill, ashtu siç edhe kanë lajmëruar në mjetet e informimit.
Kurti ka theksuar se për këtë çështje duhet të vendosin komisionet përkatëse.“Unë besoj që Komisionet përkatëse le ta vendosin ligjimitetin e procesit – por në shoqërinë tonë më së shumti më dhembin kur krijohen këto grupacionet të cilët kritikën e shndërrojnë në kundërshtim, kundërshtimin e shndërrojnë në armiqësi dhe gjithë kjo në llogari të tërësisë. Pra synimi im si Kryeministër dhe subjektit më të madh politik në Kosovë, është që kritikat tona të mos i shndërrojmë në armiqësi dhe në anën tjetër, të dëshmojmë që është e mundshme edhe të ruhet uniteti edhe të zhvillohet kritika – sepse kur po na duhet të zgjedhim midis kritikës dhe unitetit, aty përparim nuk ka”, ka thënë Albin Kurti në KTV.
Vlen të theksohet se Gramoz Vokrri nuk është ceritifkuar nga FFK për të kandiduar për kryetar, pasi sipas tyre kishte tri nënshkime jovalide, teksa pritet që në garë të jetë vetëm kryetari aktual, Agim Ademi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...