Zelensky mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të NATO-s në të cili morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s dhe në të cilin u diskutua sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke vënë theksin se kërkesat për ndihmë nga NATO kanë mbetura pa përgjigje, tha se “NATO mund të parandalojë ende që ukrainasit të vdesin në sulmet ruse” dhe kërkoi që vendit t’i jepen të gjitha armët për të cilat ka nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zelensky mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të NATO-s në të cili morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s dhe në të cilin u diskutua sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Duke rikujtuar se nuk janë anëtarë të NATO-s, Zelensky vuri në dukje se e ndiejnë veten në një zonë gri mes Perëndimit dhe Rusisë dhe se pavarësisht kësaj, prej një muaji luftojnë për vlerat e Perëndimit.
Zelensky tha se prej një muaji para syve të botës, një shtet paqësor dhe e gjithë siguria globale janë shkatërruar nga Rusia e cila prej dekadash ka investuar në teknologjitë ushtarake dhe fuqinë humane ushtarake.
Ukraina ka rezistuar heroikisht me çmimin e jetëve të mijëra njerëzve, me qytetet e shkatërruara dhe rreth 10 milionë emigrantë, deklaroi Zelensky, i cili shtoi se në muajin e fundit ushtria ruse ka lëshuar mbi 1.000 raketa në Ukrainë.
Duke rikujtuar se Ukraina aplikoi në NATO për mbylljen e hapësirës ajrore me 24 shkurt kur Rusia kreu sulmin e parë, Zelensky u shprehu:
“Nga ju nuk kemi mundur të marrim një përgjigje të qartë. Ukraina nuk ka armë të fuqishme kundër raketave. Forcat tona ajrore janë shumë më pak në krahasim me Rusinë. Për këtë arsye avantazhet e tyre në qiej është si përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë. Ushtria e Ukrainës prej një muaji po reziston në kushte jo të barabarta. Prej një muaji po përsëris të njëjtën gjë. Për të mbrojtur njerëzit tanë dhe qytetet tona, Ukraina ka nevojë për ndihmë të pakufizuar ushtarake. Nga ju kemi kërkuar avionë në mënyrë që të mos humbasim kaq shumë prej njerëzve tanë. Ju keni mijëra avionë luftarakë. Por nuk na keni dhënë as edhe një avion. Kërkuam tanke për të mbrojtur qytetet tona. Ju keni të paktën 20 mijë tanke. Nga këto kërkojmë vetëm një për qind të tyre. Ose na i jepni ose të na i shisni. Por edhe për këtë nuk kemi dëgjuar në përgjigje të qartë. Mungesa e një përgjigje të qartë ndaj kërkesave për ndihmë është gjëja më e frikshme gjatë luftës”.
Në fjalën e tij Zelensky tha se nuk e bën NATO-n përgjegjës për ato që janë përjetuar dhe theksoi më tej se “NATO mund të parandalojë ende vdekjen e ukrainasve në sulmet ruse”.
Zelensky paralajmëroi se Rusia nuk mjaftohet me Ukrainën dhe se ajo mund të përparojë drejt Polonisë dhe vendeve baltike të cilat janë anëtaret lindore të NATO-s.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...