Përfundon ndeshja, Kosova fillon vitin me fitore bindëse

20:00 | 24 Mars 2022
L G

Tashmë ka përfunduar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Burkina Fasos, e cila është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje më saktësisht për selektorin e ri të Kosovës, Alain Giresse, ishte më shumë si një “test” për të shikuar cilësinë e lojtarëve të Kombëtares së Kosovës.

Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga vendasit në minutën e tretë të ndeshje, ku autor i golit ishte Fidan Aliti me ndihmën e asistimit të Edon Zhegrovës nga këndi.

“Dardanët” në pjesën e parë, zhvilluan një ndeshje spektakulare, ku edhe arritën të fitojnë epërsinë në minutën e 23-të të ndeshjes.

Autor i golit të dytë ishte Astrit Selmani, i cili u asistua nga ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, raporton arbresh.info.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj në favor të “Dardanëve” me rezultat 2-0.

“Dardanët” nuk ishin te ngopur me dyfishimin e epërsisë, andaj në pjesën e dytë të ndeshjes, krijonin mjaft raste të bukura.

Që nga minuta e 53-të të pjesës së dytë të ndeshjes, Kosova shfrytëzojë gabimin e Burkina Fasos duke shënuar edhe golin e tretë.

Autor i golit ishte Mergim Vojvoda, i cili u asistua nga Rashica, por autor kryesor i aksionit ishte Zhegrova.

Në minutën e 63-të, është akorduar një penallti në favor të Burkina Fasos.

Por, gardiani i portës së “Dardanëve të flaktë”, Samir Ujkani, arriti ta shpëtoj portën e Kosovës.

Në minutën e 68-të, 7-shi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shënojë një gol e cila i ndezi tifozët e flaktë të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”.

Goli i Rashices ishte goli i katër për Kosovën.

Kosova nuk ishte e ngopur më rezultatin 4-0, andaj në minutën e 75-të andaj, Toni Domgjoni shënojë golin e pestë për Kosovën.

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Burkina Fasos, ka përfunduar në favor të vendasve, me rezultat të thellë, 5-0./K. Gerbeshi/arbresh.info/

Të ngjashme