Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë se konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit duhet të anulohet e të rishpallet, pasi sipas tij ka shkelje, mungesës së transparencës dhe mos garantimit të paanshmërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi ka paraqitur vërejtjet e tij sa i përket procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, shkruan arbresh.info.
“Po ndjekim me shumë vëmendje procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit. Shqetësimet e ngritura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL , si koalicion i Organizatave të Shoqërisë Civile janë me vend dhe i mbështes plotësisht. Konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit duhet të anulohet e të rishpallet, për shkak të shkeljeve, mungesës së transparencës dhe mos garantimit të paanshmërisë”, shkruan Rrustemi.
Postimi i plotë:
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...