Google ADS

Juventus pritet t’i ofrojë ‘mega’ kontratë Mohamed Salah

15:35 | 24 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Juventusi mund të përfitojë nga ngecja e bisedimeve të kontratës së Mohamed Salah me Liverpoolin duke paraqitur një paketë financiare të madhe për sulmuesin me synimin për ta sjellë atë në një transferim të lirë.

Marrëveshje aktuale e Salah në Anfield do të skadojë në qershor 2023 dhe “90min” kupton se bisedimet mbeten në një bllokim sepse pronarët e Fenëay Sports Gropu (FSG) nuk janë të gatshëm të përmbushin kërkesën e pagave të egjiptianit – që besohet të jetë më e madhe se 400 mijë funte në javë.

Pagën më të lartë te Liverpool aktualisht e ka Virgil van Dijk me rreth 250 mijë funte në javë, dhe FSG nuk dëshiron të thyejë strukturën e tyre të pagave në një masë të tillë, ndërsa Sadio Mane mund të kërkojë një shifër të ngjashme pasi kontarata e tij skadon në të njëjtën kohë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, situate ka nxitur interesin e Juventusit dhe ata mund të përpiqen të tundojnë 29-vjeçarin, i cili do të mbushë 31 deri në kohën e skadimit të marrëveshjes së tij me Liverpoolin.

Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma. Gjatë kësaj peridhe ai ka shënuar 115 gola në 172 paraqitje për “Reds” në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme