Uji është thelbësor për jetën dhe tani me mungesën e shiut jemi duke e kuptuar rëndësinë e tij edhe më shumë.
Pirja e sasisë së duhur të ujit është shumë e nevojshme për mirëqenien e trupit tonë, transmeton portal arbresh.info
Trupi ynë përbëhet nga 75 deri në 80 ujë dhe pirja e rregullt e tij na ndihmon që të ruajmë ekuilibrin, pa rrezikuar të dehidratohemi.
Përfitimet shëndetësore që sjell pirja e ujit janë:
Lehtëson tretjen
Ndihmon në humbjen e peshës
Rregullon vëllimin e qelizave dhe temperaturën e trupit
Pastron trupin dhe eliminon mbetjet
Mbart lëndë ushqyese
E bën lëkurën më elastike
Forcon muskujt
Rrit përqendrimin
Largon dhimbjen e kokës
Ndihmon në gjumë më të mirë
Ndihmon në shikim, sepse indet e syrit përbëhen nga 93 përqind e ujë.
Sipas ekspertëve, pirja e ujit është thelbësore në reduktimin e kilogramëve të tepërt.
Nxit tretjen (52%): uji, i pirë në sasitë e duhura, nxit proceset e tretjes dhe prodhimin e acidit klorhidrik, duke ndihmuar në zbërthimin e ushqimit në mënyrë që trupi të absorbojë lëndët ushqyese.
Parashikimi i ndjenjës së ngopjes (44%): pirja e dy gotave me ujë para fillimit të ngrënies dhe hidratimi ndërmjet kurseve nxit ndjenjën e ngopjes, duke shmangur rrezikun e teprimit dhe akumulimin e kilogramëve të tepërt.
Parandalimi i problemeve që lidhen me fryrjen dhe kapsllëkun (31%): hidratimi nxit peristaltikën, procesin që lidhet me zbrazjen e zorrëve dhe nuk hollon lëngjet e tretjes dhe nuk ndërhyn në tretje.
Sa ujë duhet pirë gjatë ditës?
Në realitet ende nuk ka ndonjë përgjigjje të saktë rreth sasisë së ujit që duhet pirë.
Në përgjithësi kërkon rreth 2 litra ujë në ditë, në mënyrë që trupi të funksionojë si duhet.
Koha ideale për të pirë ujë:
Sapo të zgjoheni
Në mes të mëngjesit
Gjatë drekës
Mesditë
Gjatë darkës
Para gjumit./arbresh.info/
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në