Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur sot në takim kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.
Në fokus të bisedës ata kishin realizimin e 11 marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në muajin Shtator të vitit të kaluar, mes të cilave projektet kapitale si rruga Tetovë – Prizren, autostrada Shkup – Bllacë – Prishtinë dhe vendkalimi i përbashkët kufitar.
Postimi i plotë i Grubit:
Mbi parimin e konkretizimit të bashkëpunimit mes vendeve tona dhe trasimin e rrugës së përbashkët drejt Bashkimit Europian, mirëprita sot në takim delegacionin e kryesuar nga znj. Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme dhe të diasporës të Republikës së Kosovës.
Në fokus të bisedës kishim realizimin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit në mbledhjen e përbashkët të qeverive tona në muajin Shtator të vitit të kaluar, mes të cilave projektet kapitale si rruga Tetovë – Prizren, autostrada Shkup – Bllacë – Prishtinë dhe vendkalimi i përbashkët kufitar.
Vazhdojmë që të japim përkrahjen e ndërsjelltë në tejkalimin sa më të shpejtë të kontesteve bilaterale që kemi me Serbinë dhe Bullgarinë. Vendet tona janë dhe do të vazhdojnë të jenë promotorë të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...