Kurti: Kosova nuk don luftë por nuk është e pavëmendshme

12:25 | 24 Mars 2022
S D

Kryeministri Albin Kurti foli në seancën e Kuvendit të Kosovës që shënon 23-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Ai tha se intervenimi ushtarak i NATO-s ishte i drejtë dhe i domosdoshëm.

Kurti foli për rrezikun e luftës në Ballkan, duke theksuar se Kosova “nuk është e pavëmendshme”.

Kosova po bëhet gjithnjë më e aftë për t’iu bashkuar NATO-s, tha Kurti, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë.

“Kosova nuk do luftë, por gjithashtu nuk është e pavëmendshme ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë në rajon dhe në botë”, tha ai ndër tjerash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme