Google ADS

Kurti në foltoren e Kuvendit citon fjalët historike të Madeleine Albright për sulmet e NATO-s, ndaj Serbisë

12:17 | 24 Mars 2022
S D

Kryeministri Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit citoi fjalimin e saj historik të vitit 1998, mbi urdhrin e sulmeve të NATO-s, ndaj Serbisë, shkruan arbresh.info.

Kurti tha se historia i dha të drejtë zonjës sekretare sepse NATO u dha fund iluzioneve të Milloshoviqit.

“Pesë muaj para se të fillonin bombardimet e NATO-S, në fjalimin e saj  me 27 tetor 1998, Madeleine Albright, raportonte departamentit të shtetit në Washington që “ Dy javë më parë NATO ndërmori hapin historik për autorizimin e komandantit të NATO-s për të nisur sulme ajrore vetëm për të dytën herë në historinë saj 50 vjeçare. Duhet ta kemi parasysh historinë e Milloshoviqit, mosgatishmërinë e tij të tej zgjatur për të negociuar seriozisht dhe barbarinë e akumuluar.  0203shtë jetike të kuptojmë se kriza humanitare shmanget kriza politike mbetet”, kështu kishte thënë ish- sekretarja dhe vërtet historia i dha të drejtë zonjës sekretare sepse NATO u dha fund iluzioneve të Milloshoviqit kurse çlirimi i Kosovës dhe pavarësimi i saj më pas i shtoi Evropës dhe botës një shtet të ri dhe demokratik ku respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve”, deklaroi Kurti/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme