Kurti: 23 vjet pas luftës, fqinji ynë verior nuk kërkon falje as nuk i pranon krimet

11:56 | 24 Mars 2022
S D

Kryeministri i Kosovës Albinë Kurti, në adresimin e tij përball deputetëve, në seancën solemne në nder të 23 vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë tha se ndërhyrja e NATO-s ishte e domosdoshme, e tani Kosova po bëhet gjithnjë e më e aftë për t’iu bashkuar NATO-s.

Tutje tha se, 23 vjet pas luftës, fqinji ynë verior nuk kërkon falje as nuk i pranon krimet.

“23 vite më parë 19 vende u bashkuan për të ndalur gjenocidin që pati nisur në Kosovë regjimi i Beogradit. 19 shtete arritën konsensus për të bombarduar të ashtuquajturën Republikë Federale të Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit i cili veç se kishte kryer gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë. Intervenimi ushtarak i NATO-s ishte i drejt dhe i domosdoshëm. Qindra masakra janë kryer në periudhën 1998-99. Fal ndërhyrjes se Aleancës Veri atlantike gjenocidi serb në Kosovë u ndal. Intervenimi ushtark i NATO-s në Kosovë ishte i drejtë dhe i domosdoshëm”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se edhe pas 23 viteve Serbia nuk do të kuptoj krimet e veta.

“23 vjet pas luftës fqinji ynë verior as nuk kërkon falje as nuk do që ti kuptojë e ti pranojë përmasat e krimeve të veta në Kosovë. Në vend se të hap arkivat shtetërore që do të  mund të ndriçonin fatin e të zhdukurve  me dhunë dhe të zbuloheshin ekzekutoret e krimeve pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjenocidale të Millosheviqit dhe e fajësojnë NATO-n për bombardimet”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme