Shqipëria do të vazhdojë të blejë grurë nga Serbia, pavarësisht vendimit të qeverisë serbe për të ndaluar eksportimin e grurit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, tha se qeveria do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri bashkë me një një sasi më të vogël të misrit.
“Edhe nëse nëse nuk kemi korrje, me sasinë që kemi në gjendje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë”, tha Vuçiç.
Disa ditë më parë, pasi qeveria serbe tha se do të ndalojë eksportin e grurit dhe misrit, për shkak të luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama, tha se përmes ‘Ballkanit të Hapur’, Shqipëria mund të negociojë me Serbinë dhe të vazhdojë të tërheqë sasinë e mallit pëqr të cilin kompanitë shqiptare kishin rënë dakord më herët,
Përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë nismën “Ballkani i Hapur”, kishin planifikuar të mbanin një takim të ri në mes të marsit, por e kanë shtyrë për në maj, për shkak të luftës në Ukrainë./Tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...