Jordi Alba shpreson në një rikthim të Messit në Barcelonë: “Kam vuajtur shumë me largimin e tij”

10:10 | 24 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Ideja për një rikthim të mundshëm të Messit në Barcelonë ka entuziasmuar jo vetëm tifozët e klubit spanjoll, por edhe lojtarët e ekipit të drejtuar nga Xavi.

Pas një periudhe jo të mirë te PSG, Messi së fundmi nuk po kalon edhe mardhënie të mira me tifozët e klubit francez të cilët e fishëllyen argjentinasin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi.

Jordi Alba ende shpreson se Lionel Messi mund të largohet nga Paris Saint – Germain në fund të sezonit dhe të kthehet në Barcelonë.

“Nuk kam asnjë dyshim se do të ketë qenë shumë e vështirë për të që të largohet në PSG pas një jete në Barcelonë. Për të dhe për tifozët e Barçës, por ky është futbolli. Messi është lojtari me të cilin kam pasur mirëkuptimin më të mirë dhe do të ishte mirë nëse ai të kthehej. Kam vuajtur shumë me largimin e tij, për miqësinë tonë”, tha spanjolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme