Zemërimi për trajtimin e pushtimit të Ukrainë nga Vladimir Putin është rritur në Kremlin dhe kjo do të thotë se mundësia që ai të përmbyset nga një grusht shtet është duke u rritur.
Forcat ruse nuk kanë arritur të bëjnë një depërtim të shpejtë në Ukrainë pas fillimit të “operacionit special ushtarak” më 24 shkurt dhe duket se kanë ngecur në përpjekjen e tyre për të përmbysur qeverinë në Kiev, transmeton portal arbresh.info
Ndërsa Putin ka censuruar mediat ruse, në vendin e tij është rritur pakënaqësia, ndërkohë që NATO së fundmi raportoi se ushtria ruse ka humbur deri në 15 mijë njerëz në luftë.
Një burim i Shërbimit Federal të Sigurisë [FSB] i ka thënë Vladimir Osechkin, një disident rus i cili kërkohet nga autoritetet për ekspozimin e abuzimeve në burgje, se zemërimi po rritet ndaj Putinit.
Zhgënjimi i vetë Putinit në “dështimin” e progresit në ukrainë, ka shtyrë që ai të fajësojë oficerët e FSB-së dhe sipas burimit të Osechkin, zemërimi është rritur dukshëm.
Osechkin tha për The Times se oficerët e rangut të lartë janë gjithashtu të zemëruar me sanksionet që kanë ndikuar në aftësinë e tyre për të shpenzuar pasurinë e tyre në Perëndim.
Putini, ish-agjent i KGB-së, e njeh mirë FSB-në pasi ka qenë drejtor i saj nga viti 1998 deri në vitin 1999.
“Për 20 vjet Putini krijoi stabilitet në Rusi. Oficerët e FSB-së, policët, prokurorët e shtetit, ata njerëz brenda sistemit, ishin në gjendje të bënin jetë të mirë,” tha Osechkin për The Times.
“Por, mundësia e rebelimit nga ana e tyre është duke u rritur dita ditës”, tha ai.
Burimi i Osechkin besohet të jetë në një departament analitik të shërbimit sekret.
Putini besohet të jetë i kujdesshëm ndaj aleatit dhe mikut të tij të ngushtë, ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili është në krye të përgjithshëm të operacionit ushtarak të bllokuar.
Kreu i shërbimit të sigurimit të FSB-së për një kohë të gjatë, Aleksandër Bortnikov, i cili përflitet se do të ishte një palë në rast se Putini bie në një grusht shteti, është gjithashtu nën presion, siç është edhe Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm rus.
Një objektiv tjetër i tërbimit të Putinit është Igor Kostyukov, zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili mund të përballet me largimin e menjëhershëm.
Eksperti rus i sigurisë Andrei Soldatov tha se kundërzbulimi ushtarak po heton një departament të shërbimit të sigurisë FSB.
“Kjo mund të nënkuptojë se, më në fund, njerëzit në Moskë filluan të pyesnin veten se pse inteligjenca amerikane ishte kaq e saktë”, tha ai për New Yorker.
“Kundërzbulimi ushtarak ka të bëjë kryesisht me gjuetinë e nishanëve, identifikimin e burimeve të rrjedhjeve. Pra, duket se tani Putini po zemërohet, jo vetëm me inteligjencën e keqe dhe performancën e keqe në Ukrainë, por edhe me burimet e inteligjencës amerikane për pushtimin”, shtoi ai./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...