Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot nëpërmjet një video takimit të tij me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë mërkurën në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.
“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq”, ka thënë Meta në një postim në Facebook.
“Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, ka shtuar presidenti. /arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte