Sot është bërë një muaj që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, ndërsa lufta ende po vazhdon.
Përparimi i trupave ruse është ngadalësuar drejt qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Kiev, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, sulmi po vazhdon dhe agresori po përdor fuqinë ajrore për të shkatërruar qytetet.
Por, ku po shkon kjo luftë?
CNN sjell pesë skenarë të mundshëm që mund të ndodhin javët e ardhshme.
Rusia mund të intesifikojë bombardimet
Ekspertët paralajmërojnë se sa më shumë që Rusia të godasë vendin, aq më shumë ka gjasa të intesifikojë fushatën e saj të bombardimeve ajrore dhe të përdorë armë të tjera të “rezistencës” që i vënë trupat ruse më pak në rrezik.
Ka pak informacione të besueshme nga Ukraina dhe Rusia për numrin e të vdekurve, por një raport i publikuar nga një tabloid rus sugjeroi se pala ruse humbi gati 10 mijë ushtarë dhe rreth 16 mijë janë të plagosur.
Faqja e internetit Komsomolskaya Pravda i hoqi numrat më vonë gjatë ditës, duke pretenduar se numrat u shfaqën në radhë të parë sepse ishin hakuar. CNN nuk mundi të verifikonte numrat, por numri i të vdekurve është më afër asaj që raportuan agjencitë e inteligjencës amerikane.
Të dhënat e përditësuara nga ministria e Mbrojtjes në Britani të Madhe, thonë se Rusia është duke i tërhequr ushtarët e saj nga i gjithë vendi, madje edhe nga flota e saj e Paqësorit.
Fokusi është në Kiev, por Rusia mund të përdorë një stategji tjetër
Ka shumë biseda publike për vonimin e përpjekjeve luftarake të Rusisë, por nëse kjo është e vërtetë varet nga qëllimet e Moskës. Edhe kjo është e vështirë të dihet me siguri, pasi justifikimi publik i vendit për pushtimin është propagandë e qartë.
Ka të ngjarë që Rusia të paktën të përpiqen të marrë në kontroll një pjesë të Ukrainës lindore. Zona të tilla si Donetsk dhe Luhansk, të cilat përbëjnë rajonin e Donbasit, janë kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë, dhe ndërsa ambiciet e Rusisë mund të shtrihen përtej Donbasit, ajo është ende në qendër të vëmendjes, thonë ekspertët.
Edhe pse shumë vëmendje i është kushtruar shtytjes së Rusisë drejt Kievit, pjesa më e madhe e ushtrisë ruse mbetet pranë Donetskut dhe Luhanskut, ku janë grupuar së bashku si Operacioni Forcat Aleate (JFO). Lëvizja e trupave ruse sugjeron se ata po përpiqen të rrethojnë JFO në tre akse, dhe ky ka të ngjarë të jetë fokusi kryesor i Rusisë, transmeton portal arbresh.info
Do të ketë më shumë “bisedime”
Një skenar është se lufta në Ukrainë mund të shndërrohet në një konflikt të zgjatur. Rusia duket se ka humbur një numër të konsiderueshëm trupash, armësh dhe paisje luftarake dhe megjithëse ka qenë e përfshirë në konflikte të stërzgjatura në të kaluarën, nuk dëshiron të që kjo luftë të përfundojë me një ushtri të shkatërruar plotësisht.
“Negociata janë një fushë ku gjërat duken pak premtuese, sepse Rusia, ashtu edhe Ukraina kanë thënë javën e fundit se po shkojnë drejt një debati thelbësor, në vend që Rusia të vendosë vetëm me një ultimatum”, tha Keir Giles, ekspert për politikën ruse.
Zyrtarët rusë thanë se kërkesat e tyre përfshijnë heqjen dorë nga objektivi i Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n dhe çmilitarizimin dhe miratimin e një statusi “neutral”, si Austria dhe Suedia. Por kushtet për atë që do të thotë kjo për Ukrainën duhet të negociohen.
Mund të ketë “deportime” të mëdha të ukrainasve në Rusi
Organizata shtetërore ruse e medias RIA Novosti raporti se pothujase 60 mijë banorë të Mariupolit mbërriten në territorin rus “në siguri të plotë”. Mediat ruse kanë treguar kolona automjetesh që me sa duket po shkojnë në lindje drejt kufirit, rreth 40 kilometra nga Mariupol.
Këshilli i Mariupolit akuzoi Rusinë se po detyron banorët e saj të shkojnë në Rusi kundër vullnetit të tyre.
“Gjatë javës së fundit, disa mijëra banorë të Mariupolit u dërguan në territorin rus”, tha qyteti në një deklaratë.
Kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boichenko tha të shtunën se “ajo që pushtuesit po bëjnë sot është e njohur për brezin e vjetër, i cili pa ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët kapën me forcë njerëzit”.
Miliona ukrainas mund të largohen nga vendi
Fati i luftës është një gjë, por fati i Ukrainës është një gjë tjetër. Ashtu si forcat ajrore ruse lanë disa nga qytetet dhe vendet siriane në gërmadha, disa pjesë të Ukrainës kanë filluar të duken njësoj.
Më shumë se 3.5 milionë ukrainas janë larguar tashmë nga vendi. Shumica janë gra dhe fëmijë, që tregon se familjet po shpërbëhen. Lufta nisi lëvizjen më të madhe të refugjatëve që Europa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto shifra po rriten me një normë prej rreth 100 mijë njerëz në ditë.
Nëse përfshihet numri i personave të zhvendosur brenda vendit, 10 milionë ukrainas tani janë larguar nga shtëpitë e tyre. Kjo është pothuajse një e katërta e popullsisë së vendit.
Dhe luftërat e kaluara tregojnë se refugjatët shpesh nuk kthehen kurrë në vendlindjet e tyre, sepse aty nuk ka më asgjë. Ndonjëherë kërcënimi i një lufte tjetër është i mjaftueshëm për të penguar refugjatët.
Kjo është diçka për të cilën negociatorët do të duhet të mendojnë në të gjitha negociatat në horizont. Edhe nëse gjendet një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte, pyetja mbetet nëse kjo është e mjaftueshme për të parandaluar luftën e radhës./arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...