Një person ka humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Thumanë – Fushë-Krujë.
I vdekur ka mbetur një prej drejtuesve të dy makinave që u përfshi në përplasje.
Aksidenti ishte shumë i fortë, sa që u desh ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses për të nxjerr personat që ndodheshin brenda makinave.
Sipas raportimit të mediave, policia po heton për shkakun e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se arsyeja është bërë parakalimi i gabuar.
Drejtuesi i makinës tip “Golf” mendohet se ka bërë parakalim të gabuar, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i makinës tjetër.
Rruga Thumanë – Fushë-Krujë është një prej akseve me numrin më të lartë të vdekjeve në aksidentet rrugore në Shqipëri.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...