Futbollisti spanjoll Hector Bellerin ka folur për luftën në Ukrainë dhe pyeti pse këtij konflikti i është kushtuar më shumë vëmendje se të tjerëve.
Mbrojtësi i djathtë i Real Betis është treguar shpesh i interesuar për çështje sociale dhe këtë e ka treguar sërish me qëndrimin e tij ndaj konfliktit të fundit.
“Është mjaft e vështirë të shihet se ne jemi më të interesuar për këtë luftë sesa për të tjerat. Nuk e di nëse kjo është për shkak se ata janë më shumë si ne apo sepse ky konflikt mund të na ndikojë më drejtpërdrejt si ekonomikisht, ashtu edhe në aspektin e refugjatëve”, ka thënë Bellerin për La Media English.
Më pas ai shtoi shembuj të konflikteve të tjera në mbarë botën për të konfirmuar tezën e tij.
“Lufta palestineze është heshtur plotësisht, askush nuk po flet për të. Jemeni, Iraku… Rusia është e përjashtuar nga Kupa e Botës… Edhe vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë si Rusia për shumë e shumë vite”, ka thënë Bellerin.
Më tej ai u shpreh se fakti që nuk u kushtohet aq shumë vëmendje konflikteve të tjera është racizëm.
“Racizmi është të mbyllim sytë ndaj konflikteve të tjera dhe të kemi këtë qëndrim. Ai gjithashtu pasqyron mungesën e ndjeshmërisë për numrin e jetëve të humbura në shumë konflikte dhe ne u japim përparësi atyre që janë më afër nesh”, deklaroi Bellerin. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...