Google ADS

Osmani: 23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin kundër popullit të Kosovës

07:57 | 24 Mars 2022
S D

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar 23 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Osmani tha se NATO kishte ndërhyrë për ta ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër populli të Kosovës.

Ajo theksoi se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.

E para e shtetit shtoi se tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi.

“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme