Albin Kurti feston sot ditëlindjen

07:08 | 24 Mars 2022
S D

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i subjektit më të madh politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 47-të. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i subjektit më të madh politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 47-të. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme