Turqia do të vazhdojë të punojë për paqen dhe stabilitetin në Detin e Zi, tha Këshilli i Sigurisë Kombëtare i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese dhe lehtësuese përveç zbatimit të Konventës së Montrosë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Zi”, thuhet në një deklaratë pas takimit të Këshillit të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.
Më tej thuhet se zhvillimet e fundit në Detin e Zi dëshmuan se Turqia kishte të drejtë në pozicionin e saj të balancuar dhe përpjekjet për paqen globale dhe rajonale.
Deklarata nënvizoi gjithashtu nevojën për të shtuar përpjekjet për një zgjidhje të përhershme të çështjeve midis Ukrainës dhe Rusisë, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka hasur në reagime ndërkombëtare, ku BE-ja, SHBA-ja dhe Britania, ndër të tjera, kanë zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
Të paktën 977 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë dhe 1.594 janë plagosur, sipas vlerësimeve të OKB-së. Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se numri i saktë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë pasi nuk ka qenë në gjendje të ketë akses në zonat e konfliktit.
Mbi 3,62 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në vendet fqinje, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...