Zelensky bën thirrje për protesta në mbarë botën më 24 mars

23:17 | 23 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili e ka mbajtur fjalimin e tij të përnatshëm, u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që të protestojnë me 24 mars, kur edhe bëhet një muaj që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës.

“Lufta e Rusisë nuk është vetëm lufta kundër Ukrainës. Kuptimi i saj është shumë më i gjerë,” thotë Zelensky, duke mbajtur për herë të parë fjalimin e tij në anglisht, transmeton portal arbresh.info

“Rusia e filloi luftën kundër lirisë”, tha ai, ndërsa ka shtuar se “ky është vetëm fillimi”.

“Rusia po përpiqet të mposhtë lirinë e të gjithë njerëzve në Europë, por edhe në botë”, tha ai.

“Ajo u përpoq të tregonte se vetëm forca e papërpunuar dhe mizore ka rëndësi,” vazhdoi ai.

Ai shtoi se “bota duhet të ndalojë Rusinë. Bota duhet të ndalojë luftën.”

Ai ka bërë thirrje për protesta në mbarë botën, ndërsa ka kërkuar që protestuesit të mbajnë simbole ukrainase.

“Ejani në shesh, në rrugët tuaja. Bëjeni veten të dukshëm dhe të dëgjuar”, tha ai.

“Tregoni se njerëzit kanë rëndësi, se liria ka rëndësi, se paqja ka rëndësi. Tregoni se Ukrainë ka rëndësi”, tha ai./arbresh.info/

https://twitter.com/BBCYaldaHakim/status/1506753765994647556

Të ngjashme