Google ADS

Gazetari rus: Putin po i “pastron” njerëzit e afërt

23:07 | 23 Mars 2022
Trina Galanxhi

Gazetari investigativ nga Rusia, Andrei Soldatov, për mediat amerikane ka thënë se Vladimir Putin po “pastron” rrethin e tij ngushtë pasi forcat ruse u përballen me rezistencë të jashtëzakonshme në Ukrainë.

Soldatov shpjegoi se dështimet ushtarake të Rusisë në luftën njëmujore me Ukrainën filluan të zbulojnë çarje brenda udhëheqjes ruse, shkruan NYTimes, transmeton portal arbresh.info

Rezistenca e Ukrainës ka ndalur kryesisht përparimin e ushtrisë ruse. Forcat e Putinit që atëherë kanë shtuar sulmet në disa qytete të Ukrainës.

“Mund të themi patjetër se asgjë nuk po shkon sipas planit. Ushtritë sovjetike dhe ruse nuk kanë pësuar humbje kaq të mëdha në një periudhë kaq të shkurtër kohore,” tha për The Times Pavel Luzin, një analist ushtarak rus. Për shkak të kësaj, Vladimir Putin dyshohet se filloi të pastronte rrethin e tij të ngushtë të njerëzve.

Në fillim të këtij muaji, media ukrainase raportoi se Putin kishte shkarkuar Roman Gavrilov, kreun e Gardës Kombëtare të Rusisë. Gazeta ruse Kommersant raportoi se Gavrilov kishte dhënë dorëheqjen.

Një javë më parë, Soldatov tha se në mesin e zyrtarëve të shkarkuar ishte zyrtari më i lartë i inteligjencës ruse, përndryshe i ngarkuar për menaxhimin e rekrutimit të spiunëve dhe operacioneve sabotuese në Ukrainë, si dhe zëvendësi i tij. Sipas Soldatov, të dyve u vendosën në arrest shtëpiak.

Mosmarrëveshjet mbi luftën në Ukrainë janë shprehur edhe nga një grup oficerësh rusë, të cilët paralajmëruan se pushtimi i Ukrainë është “i pakuptimtë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe se do të rrezikonte edhe të ardhmen e Rusisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme