Berisha: Albright mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës

23:00 | 23 Mars 2022
L G

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.

Berisha shkruan se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar, shkruan arbresh.info.

Ai poashtu shkruan se Albright mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës.

“Zonja Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres atë në Tirane si ambasadore e SHBA në OKB. Në krye te diplomacisë se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u bë promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut për çlirimin e dy milionë shqiptareve në Kosove. Ajo mbeti deri ne fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme