Ambasadori amerikan në Kosovë për vdekjen e Albright: Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj

21:48 | 23 Mars 2022
KRG

Ish-Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, sot ka ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në twitter, ka shkruar se vetë jeta e Albrght ishte personifikimi i ëndrrës amerikane

Hovenier poashtu ka shkruar se  përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj, përcjell arbresh.info.

“Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjati në Sekretaren tonë të parë femër të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”, tha ambasadori.

Albright e cila në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë, gjatë 1997 deri më 2001 ishte sekretarja e 64-të e Shtetit amerikan.

Gjatë pozitës së saj si sekretare e shtetit amerikan, ishte njëra ndër shtyllat kryesore për të ndaluar agresionin dhe krimet e mëdha në Kosovë nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviç /arbresh.info/

Të ngjashme