Prishtina ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 74:68 (11:24, 23:16, 15:15, 25:13), duke u kualifikuar në finalen e madhe të Ligës Unike, ku do të përballet me Penzën, finale që zhvillohet të enjten nga ora 19:00.
Skuadra mysafire e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi nga fillimi, ndërsa në çerekun e parë arriti epërsi deri në 15 pikë, 7:22, ndërsa këtë pjesë e fituan me shifrat 11:24.
Lojë interesante u zhvillua në periudhën e dytë, ndërsa vashat vlonjate kishin epërsi të dyfishtë, 17:34, kurse skuadra vendase filloi të këndellet dhe ngushtoi shifrat në 34:40, sa përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, përcjell arbresh.info.
Periudha e tretë ishte e barabartë, me prishtinaset që u mundonin të afroheshin në rezultat dhe mysafiret që arritën të ruajnë epërsinë.
Kjo pjesë përfundoi 15:15, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:55. Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant.
Prishtina nuk dorëzohet dhe barazon rezultatin në 60:60 dhe më pas për herë të parë kalon në epërsi 63:60, si dhe vazhduan me lojë të mirë, duke triumfuar me shifrat 74:68.
Te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 19 pikë e 15 kërcime, Arbnore Përquku me 13 pikë e 10 kërcime dhe Tynice Martin me 27 pikë e tetë kërcime, kurse te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 21 pikë e tetë kërcime dhe Sophia Jacobsson me 20 pikë.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...