Vdekja e Albright, kreu i BIK-ut: Sekretarja Albright ka qenë ndër më të vendosurat për ta larguar pushtetin e Millosheviqit nga vendi ynë

21:12 | 23 Mars 2022
KRG

Sot gjatë ditës, është mësuar se ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright,  ka vdekur pas një sëmundjes dhe luftës së rëndë ndaj kancerit.

Krerët shtetëror poashtu edhe ata fetarë, kanë shprehur ngushëllime për pas vdekjes së Albright.

Muftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime më të sinqerta për mikën e madhe të vendit dhe popullit shqiptarë.

Tërnava ka shkruar se Albright në periudhën e okupimit, sekretarja Albright, për ne ishte simbol i shpresës, drejtësisë, lirisë e demokracisë, përcjell arbresh.info

“Me dhembje e pikëllim mësova se mikja e madhe e vendit dhe populli tonë, Madeleine Albright, ish-sekretare e Shtetit të SHBA-ve, paska ndërruar jetë.

Në periudhën e okupimit, sekretarja Albright,  për ne ishte simbol i shpresë, drejtësisë, lirisë e demokracisë.

Sekretarja Albright ka qenë ndër më të vendosurat për ta larguar pushtetin e Millosheviqit nga vendi ynë, kjo edhe për faktin se sekretarja kishte përjetuar që në fëmijëri persekutimin e përndjekjen dhe nuk bënet asnjë kompromis me zullumqarin e shekullit.

Për ne, sekretarja Albright do të kujtohet përjetësisht si zonja e fortë  e drejtësisë, lirisë e humanizmit.

Zoti e mëshiroftë!” – ka shkruar Tërnava. /K.Gerbeshi./arbresh.info/

Të ngjashme