Abdyl Sylejmani rrëfen momentet e para kur pa një dron ushtarak që ra në oborrin e tij pasditen e së mërkurës në lagjen Bair të Mitrovicës.
Ai për arbresh.info tregon se rreth orës 13:30 droni me gjerësi rreth tre metra e gjysmë u shkëput nga parashuta dhe ra në ballkonin e shtëpisë së tij.
Sylejmani thotë se droni ishte funksional në momentin e rënies së tij në oborr.
Ai pohon se nuk ka hezituar aspak ta marrë, ani pse ende nuk dihej se kujt i takonte.
“Droni ka ra në ora 13:30 dhe ka pasur një gjerësi prej 3 metra e gjysmë. Para se me ra droni nga qielli ,u shkëput nga parashuta ka rënë në ballkon të shtëpisë, e pastaj në tokë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëmtim. Droni ka qenë funksional kur ka rënë””, tregon ai për arbresh.info.
Ndryshe, KFOR-i ka deklaruar se droni, i cili ra sot në oborrin e Abdyl Sylejmanit nga Mitrovica i takon këtij misioni.
Në një përgjigje për arbresh.info, KFOR-i ka bërë të ditur se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të këtij misioni.
“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja konfirmon se një nga dronët e tonë u ul në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është nxjerrë nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas uljes së tij”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it./arbresh.info/
LEXO EDHE
Deklarohet KFOR-i: Droni që ra në Mitrovicë është i yni – Arbresh.info
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë