Pas dorëheqjes dhe arratisë, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Anatoly Chubais është fotografuar në Turqi. Media ruse “kommersant” raporton se ditën e djeshme ai është parë në Stamboll.
“Po është e vërtetë. Anatoli Borisovich po largohet nga ky post”, tha një burim i TASS. Shkak i këtij vendimi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters është bërë lufta në Ukrainë. Chubais, që prej 2020-s ishte si i dërguar special i Vladimir Putinit në një sërë organizatash ndërkombëtare ekonomike e financiare, thuhet se e ka kundërshtuar këtë luftë.
Ai bëhet zyrtari i parë dhe më i larti në Kremlin që ‘dezerton’ Vladimir Putinin. Reuters thotë se ka kontaktuar me të përmes telefonit, por ai nuk i ka sqaruar se përse ishte dorëhequr dhe as vendndodhjen. Ndërkohë, Presidenti i SHBA Joe Biden viziton Europën këtë të mërkurë për një samit urgjent të NATO-s për Ukrainën, që mbahet në Bruksel ditën e enjte.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?