Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës ka njoftuar se Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetarin e FFK-së në kuvendin zgjedhor që do të mbahet më 6 prill.
FFK-ja ka theksuar se Gramoz Vokrrit i është refuzuar aplikimi për kandidim, pasi ka gjetur parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai, me theks të veçantë te nënshkrimet e FC Prishtinës dhe Ulpianës.
Ndërsa Vokrri, ka reaguar me anë të një postimi në Facbook, ku theksonte se kjo tregon qartë tendencën e kundërkandidatit për të eliminuar kushdo qe i del kundër kandidat, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzoj nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi. Në aryetimin FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojn të kundërtën. Këto nënshkrime kan emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre”, shkroi Vokrri në profilin e tij në Facebook. / arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...