Google ADS

Amir Rrahmani: Ndeshjet ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës do na shërbejnë ta njohim trajnerin dhe të përgatitemi për Ligën e Kombeve

16:30 | 23 Mars 2022
KRG

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në konferencën e parë për shtyp para një ndeshje.

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet nesër (e enjte) me Burkina Fason nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Për këtë ndeshe dhe atë të pas disa ditësh ndaj Zvicrës, Dardanët janë duke u përgatitur tash e disa ditë dhe janë gati tashmë.

Në konferencën e sotme për shtyp ka folur kapiteni Amir Rrahmani së bashku me përzgjedhësin Alain Giresse.

Rrrahmani e ka cilësuar takimin ndaj Burkina Fason dhe atë ndaj Zvicrës i sheh si pozitive dhe përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor.

“Jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Burkina Fason për ta treguar atë që dëshiron trajneri”, ka thënë fillimisht Rrahmani në konferencën për shtyp.

“Pas kësaj ndeshje e kemi edhe atë me Zvicrën. Të dyja ndeshjet do të na ndihmojnë për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve”.

“Do të jenë ndeshje të rëndësishme, ta shohim se çka kërkon trajneri nga ne dhe që në këto miqësore të perfeksionohemi për ndeshjet e qershorit”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

Të ngjashme