Google ADS

Droni në Mitrovicë| Deklarohet Bedri Hamza, policia heshtë

16:44 | 23 Mars 2022
L G

Një dron i madh, që dyshohet të jetë ushtarak është rrëzuar sot në oborrin e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicë.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës, për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë asnjë detaj deri më tash.

Poashtu arbresh.info ka kontaktuar edhe kreun e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza për të mësuar nëse komuna është në dijeni rreth këtij droni, mirëpo i pari i komunës nuk ka dashur të deklarohet për këtë çështje.

Ai, madje nuk tregoi nëse komuna është e  njoftuar për rënien e një droni të tillë.

“Është çështje e sigurisë, ju lutem pyeteni policinë”, u shpreh shkurt Hamza./arbresh.info/

Të ngjashme