Gjithçka tregon se UEFA do të prezantojë rregulla të reja në prill, pasi ata kërkojnë të kontrollojnë shpenzimet e ekipeve kur bëhet fjalë për tarifat e transferimeve dhe pagat e lojtarëve.
Klubet do të kenë tre vjet për t’u përshtatur me rregulloret e reja, të cilat diktojnë që shpenzimet nuk duhet të kalojnë 70 për qind të asaj që gjenerojnë, me rënien nga turnetë e UEFA-s që duket të jetë sanksion në rast se ata nuk respektojnë.
Rregullat aktuale hynë në fuqi në vitin 2010, me buxhetet e klubit që monitorohen çdo tre ndeshje. Me futjen e rregullave të reja, kontrollet financiare do të bëhen çdo sezon.
Sipas New York Times, shpenzimet e lidhura me futbollin nuk mund të kalojnë 70 për qind të të ardhurave të një klubi.
Një diferencë prej 10 milionë eurosh
UEFA do të miratojë kornizën e re më 7 prill dhe klubet do të kenë një fleksibilitet deri në 10 milionë euro.
Klubet që nuk respektojnë rregullat e reja do të bien nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës, ose nga Liga e Evropës në Ligën e Konferencave.
Nëse një ekip i Ligës së Konferencës nuk respekton, ata do të përjashtohen nga gara dhe nuk do të luajnë në Evropë.
Do të ketë një periudhë trevjeçare përshtatjeje për klubet, të cilëve do t’u kërkohet të shpenzojnë 90 për qind të të ardhurave të tyre në këto tre sezone.
40 klube nuk respektojnë
Klubet e Ligës Premier donin që përqindja të vendosej në 85 për qind dhe jo 70 për qind që u vendos përfundimisht.
Një raport nga UEFA tregon se aktualisht janë 40 klube që nuk do të respektojnë rregullat e reja.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse rregullat e reja do të miratohen, megjithëse gjithçka tregon se kështu do të ndodhë në prill. /Telegrafi/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...