Miley Cyrus tha se ajo dhe ekuipazhi i saj janë mirë dhe të sigurt pasi një aeroplan me të cilin po shkonin në Paraguai për një koncert u godit nga rrufeja dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente.
“Për fansat e mi dhe të gjithë të shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asuncion. Avioni tonë e zuri një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja”, postoi ajo në Instagram herët të mërkurën (23 mars).
“Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. Ju dua”, shkroi tutje Cyrus.
Krahas mbishkrimit të saj, këngëtarja e “Midnight Sky” postoi një video të motit të stuhishëm si dhe një foto të dëmtimit të avionit të saj të shkaktuar nga rrufeja.
Sapo ajo postoi në rrjetet sociale, postimi i saj u vërshuan nga lutjet dhe urimet e miqve dhe fansave, shkruan PageSix.
Vetëm disa orë para ngjarjes së frikshme, ylli 29-vjeçar performoi në Bogota të Kolumbisë.
Cyrus ka performuar në të gjithë Amerikën e Jugut si pjesë e turneut të saj “Miley Live”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...