Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Camouflage 22”, duke vënë në pranga 3 persona pasi ka zbuluar një qendër masazhesh në të cilën ushtrohej prostitucion në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasja S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, raporton A2 CNN.
“Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, njofton policia.
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot