Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit, por se mes dy vendeve nuk është arritur asnjë marrëveshje paraprake e cila paraqet kushtin për mbajtjen e tyre.
Në një konferencë për media, ai është shprehur se kanë pritur një kërkesë nga ana e Serbisë, por se një gjë e tillë s’ka ndodhur.
“Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin që nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Jam i bindur që marrëveshja duhet të jetë përmes shkëmbimit të letrave mes Kosovës dhe Serbisë. Do duhej që të merreshim vesh. Kështu siç është, çështja ka marrë kaheje tjetër. Ne kemi shprehur keqardhjen tonë, por më shumë se kaq s’kam çka të them”./arbresh.info/
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Vesa Luma: Fo...
FSK merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Kai Havertz ka ‘rilindur’ tek Arsenali
Bislimi: Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kok...
Haradinaj: Me qasjen vet-izoluese të Qeverisë, Kosova është ...
Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhe...